12 ushqimet që djegin yndyrnat dhe ndikojnë në dobësim!

SHENDETI YNE

Ka ushqime të cilat stimulojnë djegjen e yndyrnave dhe që duhet patjetër të përfshihen në mënunë tuaj.

Më poshtë po i listojmë:

Qitroja e kuqe

Qitroja ka një sasi të lartë të Vitaminës C, që ndihmon metabolizmin tuaj.

Mund të konsumoni gjysëm kokrre qitro 30 minuta pas vaktit për një tretje sa më të mirë, apo edhe para vaktit për tju dhënë ndjesinë e ngopjes.

Piperi i zi

Piperina, substanca e rëndësishme që gjendet te piperi i zi ndikon në reduktimin e qelizave dhjamore në trup dhe rrit metabolizmin tuaj.

Kanella

Ajo ka ndikim në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithashtu këshillohet të përdorni kanellën në çaj, kafe apo jogurt si edhe në gatime të ndryshme pasi jo vetëm që kontrollon oreksin, por edhe djeg yndyrnat.

Vezët

Vezët janë një ushqim shumë i mirë dhe tepër i rekomandueshëm në mëngjes. Studimet kanë treguar se konsumimi i vezës në vaktin e parë të ditës, zvogëlon kaloritë e konsumuara gjatë gjithë ditës. Ajo ka proteina dhe yndyrna të nevojshme për organizmin.

Frutat

Frutat në përgjithësi, nëse konsumohen me lëkurë, janë shumë të pasura me fibra. Gjithashtu ato kanë shumë vitamina që i bëjnë mirë organzimit tuaj dhe heqin ndjesinë e urisë, duke zvogëluar sasinë e ushqimeve që ju konsumoni gjatë ditës.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban një substancë të quajtur catechin që ndikon në djegjen e yndyrnave dhe përmirëson metabolizmin.

Boronicat

Boronicat janë një super frut, të pasura me shumë fibra dhe antioksidantë dhe kanë efekte të mrekullueshme për shëndetin.

Arrat dhe bajamet

Të gjitha arrat dhe bajamaet e thata në përgjithësi kanë ndikim shumë të mirë për djegjen e yndyrnave dhe ndikojnë në dobësim. Ju mund ti merrni ato me vete dhe ti konsumoni disa kokkra midis vakteve.

Specat djegës Chili

Në specat e kuq Chli gjendet një përbërës i quajtur capsaicin, i cili ndikon në ndjesinë e ngopjes. Gjithashtu specat djegës njihen për vetitë e tyre për sistemin e tretjes dhe metabolizmin.

Kafeja

Kafeina përshpejton metabolizmin dhe studimet tregojnë se ndikon në dobësim dhe humbjen e yndyrës nga organizmi. Por nuk duhet tepruar me më shumë se maksimumi 3 filxhanë në ditë , përndryshe do të ketë efekte negative për shëndetin.

Quinoa

Quinoa është një drith shumë i mirë, i cili nuk ju shëndosh, pasi ka shumë fibra dhe nga ana tjetër nuk rrit sasinë e sheqerit në gjak, duke ju ndihmuar për një peshë të balancuar.

Perimet

Perimet janë të domosdoshme në menunë e përditshme. Janë të pasura me fibra, minerale dhe kanë shumë vlera ushqyese. Ato krijojnë ndjesinë e ngopjes dhe djegin yndyrnat