A duhen konsumuar vezët nga diabetikët? Ja përgjigjia…

LAJME SHENDETI YNE

Për dekada me radhë, udhëzime të ndryshme kanë këshilluar kufizimin e vezëve sepse mendohet që ato ndikojnë duke rritur nivelet e kolesterolit në gjak si edhe japin efekte negative në zemër dhe metabolizëm. Përderisa kufizime të tilla janë hequr, rekomandimi për njerëzit me diabet ka mbetur më i zymtë për shkak të gjetjeve të përziera kërkimore, me studime vëzhguese që tentojnë të sugjerojnë efekte të padobishme të vezëve. Por, mbi bazën e një studimi të ri të publikuar në “Journal of Clinical Nutrition”, në të cilin morën pjesë 140 persona mbipeshë, që vuanin nga diabeti tip 2, u arrit në përfundimin se vezët ishin të padëmshme dhe mund të konsumoheshin pa pasur frikën e pasojave.