Artriti reumatoid, aloevera iu vjen në ndihmë për qetësimin e dhimbjeve

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Aloevera shquhet për vetitë e saj të mahnitshme antiinflamatore, që ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes së shkaktuar nga artriti reumatoid.  Xheli i aloeverës është i pasur me vitamina, si: vitamina B12, vitamina B1, vitamina B2, vitamina B6, vitamina A, vitamina E, vitamina C dhe acid folik. Këto vitamina janë të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit të njeriut. Ndërkohë, lëngu i saj është jashtëzakonisht efektiv në qetësimin e inflamacionit. Në fakt, aplikimi i përditshëm mbi ënjtjen ose duke pirë lëngun e aloes kanë dhënë rezultate pozitive në shërimin e dhimbjes së artritit.Aloevera është konsideruar si një shërues natyror, qëkur u zbulua mijëra vjet më parë është alternativa më e mirë për shërimin e plagëve. Në shumë studime është vërtetuar se aloe trajton në mënyrë efektive djegjet e shkallës së tretë duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës.