Bronkofam

LAJME SHENDETI YNE

Pneumonia eshte nje kategori e infeksioneve të mushkërive. Kjo ndodh kur viruset, bakteret ose myku shkaktojnë inflamacion dhe infeksion në alveolet në mushkëri. Personat e prekur nga bronkopneumonia mund të kenë probleme me frymëmarrjen, sepse rrugët e frymëmarrjes së tyre ngushtohen. Për shkak të inflamacionit, mushkëritë mund të mos kenë mjaftueshëm ajër. Simptomat e bronkopneumonisë mund të jenë të lehta ose të rënda.Bronkopneumonia mund të kthehet edhe në laringit dhe në të tilla raste, karakterizohet nga një kollë e thatë dhe e fortë gjatë natës.
Në këto raste frymëmarrja bëhet e rëndë, e sipërfaqshme dhe më e shpeshtë, duke ngarkuar me intensitet edhe muskujt e kraharorit. Për këtë arsye pacientët e prekur nga bronkopneumonia ankohen nga dhimbja e kraharorit dhe shpatullave.
Simptomat
Simptomat e bronkopneumonisë janë të ngjashme me simptomat e gripit, të cilat nëse kalojnë disa ditë fillojnë të rëndohen. Simptomat kryesore të bronkopneunomisë përfshijnë:
-ethe;
-kollë me mukus;
-dhimbje gjoksi;
-frymëmarrje e shpejtë;
-djersitje;
-të dridhura;
-dhimbje koke;
-dhimbje muskujsh;
-lodhje
Simptomat mund të jenë edhe më serioze tek njerëzit me sistem imunitar të dobët ose që vuajnë nga sëmundje të tjera.