Çfarë është Vitiligo?

SHENDETI YNE

Vitiligo është patologjia e cila shkakton humbjen e pigmentimit të lëkurës.Kur ke vitiligo, qelizat që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës shkatërrohen. Këto qeliza, të quajtura melanocite, nuk prodhojnë më pigment të lëkurës të quajtur melaninë. Në momentin që qelizat nuk prodhojnë më melaninë, zonat e lëkurës humbasin ngjyrën ose bëhen të bardha.

Njollat e bardha të lëkurës janë simptoma kryesore e Vitiligos dhe më shpesh shfaqen në zonat ku lëkura është e ekspozuar ndaj dritës së diellit.Për disa njerëz,simptomat shfaqen në zona të lokalizuara, ndërsa për të tjerë sëmundja përhapet ngadalë përgjatë viteve.Vitiligo nuk është ngjitës dhe as përbën kërcënim për shëndetin.

Zonat e lëkurës që preken më shpesh nga vitiligo përfshijnë:

  • Gojën dhe sytë
  • Gishtat dhe kyçet
  • Sqetullat
  • Organet gjenitale
  • Brenda gojës