EFEKTET MAGJIKE TË PORTOKALLIT TEK SHËNDETI YNË!

SHENDETI YNE

Duke qenë i ëmbël dhe plot lëng, portokalli është një nga frutat më popullore në botë. Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj.

Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëkura e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave) dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Ka shumë përparësi përsa i përket shëndet dhe ja pse:

1. Forcon imunitetin: duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe ju mbron nga infeksionet.

2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës: dihet që duke kaluar mosha, njeriut i plaket edhe lëkura.
Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës nje pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.

3. Ndihmon shqisat e të parit: veç peshkut, edhe portokalli është një frut i shkëlqyer për përmirësimin e shikimit, sepse veç vitaminës C, përmban edhe kalium, si dhe provitaminën A, që e ruajnë shikimin tuaj edhe në një moshë madhore.

4. Parandalon sëmundjet e zemrës: shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës tek njerëzit janë bllokimi i arterieve si rrjedhojë e marrjes së ushqimeve jo të shëndetshme apo i konsumit të ushqimeve të shpejta, të gatshme, si: sanduiçe etj. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.

5. Ndihmon në zhvillimin e trurit: portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.

6. Mbron organizmin ndaj shfaqjes së sëmundjeve tumorale: portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste pengon zhvillimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.