Efektet pozitive të VIDATOX, jo vetëm anti-tumoral por edhe për trajtimin e artritit

AKTUALITET HOMOEPATIA LAJME SHENDETI YNE

Vidatox, është një ilaç që rikthen cilësinë e jetës tek pacientët me kancer dhe sëmundje të tjera, ku vështirësia kryesore është dhimbja. “Produkti, i bërë nga helmi i akrepit blu ka provuar rezultate në rikthimin e cilësisë së jetës tek personat që vuajnë nga sëmundjet tumorale.

Ky është një mjet i garantuar për të lehtësuar dhimbjen, inflamacionin dhe sëmundjet e tjera të pacientëve me sëmundje kronike ose terminale”, thonë mjekët. Sipas tyre, Vidatox është plotësues dhe nuk ka asnjë ndërveprim negativ me kemioterapinë e rregullt. “Vidatox mund të përdoret bashkë me kemioterapinë. Nuk ka asnjë kundraindikacion apo ndërveprim medikamentoz, përkundrazi eviton efektet negative që jep kemioterapia” pohojnë ekspertët.

 Ky ilaç, mund të përdoret gjithashtu  për të trajtuar pacientët me sëmundje të tjera, jo vetëm kancerin. Ato përfshijnë artritin, lupus etj. Vidatox ka dëshmuar se ndihmon për të zvogëluar dhimbjen dhe inflamacionin. Produkti është prezantuar në rreth 60 vende të botës. Ndërkohë që në vendin tonë mund të gjendet pranë klinikës kubane “San Marco”. Vidatox mund të blihet pa recetë mjekësore dhe për këtë arsye përdorimi i tij është rritur me kalimin e kohës.