FARAT E SHȄNDETSHME QȄ DUHEN INTEGRUAR NȄ REGJIMIN USHQIMOR

SHENDETI YNE

Të pasura me proteina,fibra dietike,vitamina,minerale,yndyra të shëndetshme dhe antioksidantë këto janë disa nga farat më të shëndetshme që duhet të përfshini në dietën tuaj të përditshme.

Farat e linit

Farat e linit janë të pasura me Omega-3, fibra dhe proteina. Në këto fara gjenden një sërë përbërësish të tjerë që kanë efikasitet të lartë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, madje edhe zhvillimin e qelizave të dëmshme në trup. Studime të shumta kanë treguar që farat e linit mundësojnë rënien në peshë si dhe parandalojnë kancerin.

Farat Chia

Fara Chia janë të pasura me fibra,proteina,antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3.Ngrënia e tyre mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të nyjeve,humbjen e peshës ,rritjen e energjisë si dhe parandalimin e sëmundjeve serioze si diabeti apo sëmundjet e zemrës.

 Farat e susamit

Farat e susamit janë një burim i shkëlqyer i proteinave.Ato ndihmojnë në parandalimin e diabetit,uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit,ndihmojnë tretjen,promovojnë shëndetin e zemrës dhe parandalojnë kancerin.

Farat e kungullit

Farat e kungullit kanë një përmbajtje shumë të lartë të proteinave dhe ofrojnë një burim të shkëlqyeshëm të vitaminës B,e cila ndihmon në uljen e depresionit,parandalimin e gurëve në veshka dhe parazitët.

Farat e lulediellit

Farat e lulediellit janë një burim i pasur i vitaminës E.Ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit nëgjak,forcojnë reagimin imunitar dhe zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit.Janë një burim i pasur i magnezit i cili heq simptomat e astmës,ul presionin e gjakut,parandalon migrenën dhe zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër.