Gërhitja, faktor risku për goditje në tru

LAJME

Gërhitja e rëndë mund të jetë më shumë se një shqetësim, mund të jetë një faktor rreziku për goditje në tru, sepse gërhitja shkaktohet nga apneja e gjumit, e cila mund të zvogëlojë sasinë e oksigjenit që arrin në tru. Të dhënat e një studimi treguan se gjumi i dobët rrit shanset për të pasur një goditje në tru. Studimi po ashtu zbuloi se njerëzit që flinin më shumë se tetë orë, ata që ishin të përgjumur gjatë ditës dhe ata që gërhisnin kishin më shumë probabilitet për të pësuar goditje. Tensioni i lartë i gjakut është një faktor i njohur i rrezikut për goditje në tru. Midis asaj dhe faktit se rreth 40 për qind e goditjeve ndodhin në kohën kur pacientët janë në gjumë, mjekët kanë filluar të dyshojnë për një lidhje shumë të fortë ndërmjet gërhitjes së rëndë dhe goditjes. Rreth 10 për qind e të rriturve vuajnë nga apnea e gjumit, por vetëm një përqindje e vogël ndonjëherë e trajtojnë atë ose me kirurgji, ose me pajisje frymëmarrjeje. Gërhitja krijohet nga vibrimi i strukturave të frymëmarrjes, prej nga krijohen edhe tingujt nga lëvizja e ajrit të bllokuar gjatë frymëmarrjes në kohën e gjumit. Në disa raste, tingulli mund të jetë i butë dhe jo shumë i lartë, ndërsa në disa raste të tjera ai mund të jetë më i fortë, i lartë dhe i vazhdueshëm, çka bën që të krijohet një situatë e pakëndshme për personat e tjerë që mund të ndodhen aty.