KANCERI METASTATIK I KOCKAVE

SHENDETI YNE

Kockat,mushkëritë dhe mëlçia janë organet në të cilat më shpesh përhapen qelizat kancerogjene, aty ku metastazojnë. Tre deri në katër raste të metastazave në kocka, janë rezultat i tumoreve të gjirit, prostatës, mushkërive dhe veshkave. Metastazat e kockave mund të shfaqen në çdo kockë por zakonisht ato prekin pelvisin dhe shtyllën kurrizore.

Cilat janë simptomat?

Dhimbja e kockave është simptomi i parë i metastazimit të kockave.Në fillim, dhimbja mund të shfaqet dhe më pas të zhduket përsëri, dhe më pas mund të ndjeni probleme apo dhimbje gjatë ecjes apo lëvizjes. Metastazat i dëmtojnë kockat dhe i bëjnë ato të dobëta dhe si pasojë e kësaj mund të shfaqet thyerje e tyre gjatë ndonjë rrëzimi apo rënie të vogël.

Vlerat e larta të kalciumit – metastazat e kockave e dëmtojnë indin e kockës dhe si pasojë e kësaj, kalciumi lirohet në qarkullimin e gjakut. Vlerat e larta mund të jenë një problem serioz dhe mund të shkaktojnë urth, neveritje, kapsllëk, dehidrim madje edhe gjendje kome.

Presioni në shtyllën kurrizore – me rritjen dhe përhapjen e qelizave kancerogjene shkaktohet presion tek indet përreth. Nëse ato janë në shtyllën kurrizore, mund të fillojnë të shkaktojnë presion mbi pjesën e shtyllës e cila lidhet me trurin. Tek pacienti shfaqen lëvizje të kufizuara, dobësim i muskujve, ngurtësim dhe probleme me urinimin. Presioni në pjesën e trurit është një gjendje urgjente e cila mund të shkaktojë paralizë tek pacienti.

Si diagnostokohen metastazat në kocka?

Diagnoza e metastazave në kocka zakonisht vendoset me anë të skanimit të kockave i cili mund ta zbulojë sëmundjen në fazë të hershme. Gjithashtu rekomandohet edhe tomografi kompjuterike, rezonancë magnetike dhe PET/KT. Përsa i përket diagnozës me anë të analizave laboratorike, mund të bëhet me anë të përcaktimit të vlerave të kalciumit në gjak.

Trajtimi

Ilaçe për forcimin e indeve dhe të kockave dhe për lehtësimin e dhimbjes

Kimioterapia: nëse kanceri është përhapur tek më shumë kocka, atëherë është e nevojshme kimioterapia. Këto ilaçe të cilat aplikohen në venë, shpërndahen nëpër trupin tuaj dhe luftojnë me qelizat e kancerit.

Terapia hormonale: jepet në rast se metastazat prejardhjen e tyre e kanë nga gjiri apo nga prostata. Kontrolli i dhimbjeve: në trajtimin e këtij kanceri është shumë e rëndësishme që të kontrollohen dhimbjet në mënyrë që pacienti të ketë një jetë më cilësore. Për këtë qëllim jepen ilaçe për kontrollin e dhimbjeve.