Këto ushqime nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer, mësoni cilat janë

SHENDETI YNE

Frigoriferi është vendi ideal për të mbajtur ushqime të freskëta dhe për një kohë më të gjatë sesa në kushte ambienti.

Por jo çdo ushqim mund të futet në frigorifer, dhe më poshtë po iu rendisim disa prej tyre.

Domatja

Mbajtja e domates në frigorifer ndalon pjekjen e saj që vijon edhe në momentin që këputet nga baçja, dhe për rrjedhojë humbet shijen.

Patatet

Një ndër arsyet kryesore se përse nuk duhet t’i mbani patatet në frigorifer është se ato ndryshojnë sasinë e sheqerit në brendësi.

Shija do jetë shumë e ëmbël edhe pasi ta gatuani.

Qepët

Qepët duhet të mbahen në vende të freskëta dhe të thata, por jo në frigorifer.

Buka

Mos e lini bukën në frigorifer pasi ka rrezik që të myket shpejt. Humbet shijen dhe vlerat ushqyese që ka.

Bananet

Bananet në frigorifer prishen shumë shpejt dhe nuk e kanë më atë vlerë në momentin që e mbani jashtë.

Hudhrat

Vënia e hudhrave në frigorifer, sidomos në qese plastike, është ftesë për mykun. Mirë është që ato të ruhen në një vend të freskët e të errët, që nuk është frigorifer.

Mjalti

Temperaturat e ulëta nxisin kristalizimin duke bërë që mjalti të ngurtësohet.