Konsumimi ngadalë i ushqimit ul kolesterolin dhe sheqerin në gjak

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Për të ngrënë siç duhet, thonë ekspertët, duhet të paktën gjysmë ore. “Kush ecën ngadalë, shkon mirë dhe shkon larg”. Bazuar mbi këtë thënie, është ndërmarrë një studim nga një universitet në Japoni. Hulumtuesit vlerësuan shkallën, në të cilën ushqehen rreth 1 mijë persona, duke i ndjekur ata për pesë vjet, në mënyrë që të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Nga studimi rezultoi se incidenca e sindromës metabolike ishte e barabartë me 6.5% në ata që hanë me ritëm “normal”, duke u rritur në 11.6%, në ata që zgjedhin të konsumojnë shpejt vaktet, dhe duke rënë rreth 2% në ata që marrin gjithë kohën e nevojshme për të përfunduar ngrënien. “Gjëja esenciale është zgjatja e kohës”, thonë studiuesit.

Të dhënat tona tregojnë se konsumimi i ushqimit shpejt mund të nxisë luhatjet e glukozës në gjak, ndaj edhe rekomandohet që të merrni kohën e mjaftueshme.