Lajm i mirë për ata që janë operuar nga apendisiti, më pak të riskuar për t’u prekur nga kjo sëmundje

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Të operohesh nga apendisiti redukton rrezikun e prekjes nga sëmundja e Parkinsonit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar së fundmi në revistën “Science Translational Medicine”.  Realizuesit e studimit kanë pohuar se rreziku për prekjen nga Parkinson reduktohet në masën 25 për qind tek të operuarit nga apendisiti.  Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje neurodegjenerative që ndikon në tru. Në këtë studim, ekspertët analizuan frekuencën e Parkinson në një mostër prej më shumë se 1.6 milionë njerëz në Suedi dhe u pa se në mesin e atyre që ishin operuar për apendisit, Parkinsoni ishte më i rrallë, duke vlerësuar një reduktim në rrezikun e prekjes në masën 25 për qind. 

Kjo sëmundje shfaqet në mënyrë graduale duke shkaktuar fillimisht lodhje, keputje, dhimbje të kyçeve dhe krahëve. Dridhja e duarve, ngathtësia e lëvizjeve të ndryshme nisin të shfaqen atëherë kur sëmundja ka avancuar. Në këtë fazë të moshuarit nisin të kërruesen dhe të kenë vështirësi në ecje.