Lëkura e mandarinës bën çudira tek shëndeti ynë!

SHENDETI YNE

Gjithë ata persona që vuajnë nga kolla ose bronkiti, mund ta gjejnë zgjidhjen te lëkura e mandarinës, për tu kuruar në mënyrë natyrale.

Duke qenë e pasur me vitamina dhe antioksidantë, vetitë e këtyre lëkurave janë të garantuara.

Mjafton të përzieni në një tas me ujë të nxehtë disa copa lëkure mandarine dhe lërini të veprojnë për një orë. Lëngun e përftuar pijeni tre herë në ditë dhe do të shikoni se do të lehtësoheni nga kolla dhe çdo problem në rrugët e frymëmarrjes.

Po ashtu lëkurat e mandarinave janë të pasura me fibra dhe për pasojë arrijnë të rregullojnë problemet e tretjes.

Ato arrijnë që të vënë në lëvizje aparatin tretës, duke parandaluar kapsllëkun dhe duke garantuar një funksionim normal.