Limoni ul rrezikun e goditjes në tru

LAJME

Limonët janë një burim i mirë i vitaminës C dhe i flavonoideve. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), limoni mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të goditjes ishemike, kryesisht te femrat. Sipas një studimi të realizuar në 70,000 gra, për një periudhë 14-vjeçare, tregoi se ata që hëngrën mandarina, limonë dhe portokaj kishin një rrezik prej 19 për qind më të ulët të goditjes ishemike, në raport me të tjerët. “Studimet kanë treguar rritje të lartë të frutave, perimeve dhe sidomos konsumi i vitaminës C është i lidhur me rrezikun e zvogëluar të goditjes në tru. Flavonoidet të pranishme në disa fruta dhe perime mendohet të sigurojnë një pjesë të asaj mbrojtjeje përmes disa mekanizmave dhe një efekti antiinflamator”, kanë pohuar studiuesit. Nga ana tjetër, limonët ndihmojnë edhe për të parandaluar astmën. Ekspertët e shëndetit thonë se rreziku i zhvillimit të astmës duket të jetë më i ulët te njerëzit, që konsumojnë një sasi të lartë të ushqyesve të caktuar, njëra prej të cilave është vitamina C.