Melanoma

SHENDETI YNE

Melanoma është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës, i cili zhvillohet nga melanocitet – qeliza të lëkurës që prodhojnë melaninë (pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës). Melanoma shfaqet si një nishan me ngjyrë kafe/të zezë ose lythë me karakteristika jo të rregullta.


Melanoma përveçse në lëkurë, mund të shfaqet edhe në sy, thonjë apo dhe në organe të brendshme.Ato shfaqen më shpesh në pjesë të trupit të cilat janë të ekspozuara në diell si shpina, këmba, krahët dhe fytyra por mund të shfaqen edhe në pjesë të cilat nuk ekspozohen në diell si thembra e këmbës apo thonjtë e duarve ose të këmbëve. Shpesh këto lokalizime janë karakteristikë për persona me ngjyrë lëkure të errët.

Shenjat e melanomës përfshijnë :

  • Ndryshime në një nishan ekzistues.
  • Zhvillimi i një nishani të ri, të pigmentuar që nuk ka qenë më parë.

Çelësi për një rezultat pozitiv është zbulimi i hershëm dhe trajtimi kirurgjik në kohë i melanomës. Auto-kontrolli periodik i lëkurës nënkupton edhe ndihmë mjekësore të detyrueshme në rastet kur dyshohet për melanomë dhe kjo duhet të kalojë në praktikë standarde nëse duam që shkallën e vdekshmërisë nga melanoma ta mbajmë në nivelin më të ulët të mundshëm.