Molla jeshile prandalon kancerin e zorrës së trashë

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

“Një mollë në ditë mban larg doktorin”. Specialistët e shëndetit e vendosin fokusin tek mollët jeshile, të cilat ofrojnë një larmi të madhe përfitimesh. Ato përmbajnë fibra të larta dhe ndihmojnë në mbajtjen e traktit të tretjes të pastër dhe të shëndetshëm. Kjo nuk është e gjitha, pasi ato ofrojnë edhe shumë përfitime të tjera.Përfitimi i parë dhe më i rëndësishëm i mollës është nga përmbajtja e fibrave ushqyese, e cila ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe në këtë mënyrë ndihmon në procesin e përgjithshëm të tretjes. Molla jeshile mund të ndihmojë në lehtësimin e tretjes, për shkak të enzimeve të pranishme në mollë.Po ashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, mollët jeshile zvogëlojnë mundësinë e kancerit të zorrës së trashë. Ato përmbajnë flavonoid dhe polifenol,  të gjitha format e antioksidantëve. Për shkak të kësaj, ato mund të parandalojnë forma të ndryshme të kancerit dhe dëmtimit të ADN-së. Mollët jeshile nuk janë vetëm të mira për shëndetin tonë, por ato janë gjithashtu një nga frutat më të mira kur bëhet fjalë për rikthimin e bukurisë së humbur. Ato përmbajnë vitamina A, B, C, si dhe E të cilat ndihmojnë për ta mbajtur lëkurën tuaj të freskët.