Moringa, nje nga perbersit kryesore i produktit 100% bimor “Largavida”.

SHENDETI YNE

Moringa (lat. moringa oleifera) është barishte magjike me prejardhje nga Azia Jugore. Përdoret në mjekësinë tradicionale aziatike një kohë shumë të gjatë.

Gjithashtu, ky antioksidant i fuqishëm bimor ka treguar fuqinë e vet kur është fjala për shëndetin e përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Për shkak të posedimit të hekurit, përshpejton formimin e hemoglobinës dhe mioglobinës, prandaj është shumë e dobishme për të sëmurët me diabet.

Moringa është burim i pasur i klorofilit, i cili ndikon në formimin e qelizave të reja në organizmin tonë.

Ky pigment i gjelbër ka ndikim antibakterial, forcon imunitetin tonë dhe ndihmon në ripërtëritjen e indeve.

Duke i pasur të gjitha këto cilësi, moringa është vendosur në qendër të hulumtimeve laboratorike kur është fjala për kancerin.

Frytet e fletëve të moringës përmbajnë minerale dhe vitamina. Një filxhan bishtaja ju sigurojnë 157% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Moringa oleifera përmban më shumë se 92 ushqyes dhe 46 lloje të ndryshëm antioksidantesh, 36 antiinflamatorë dhe 18 aminoacide, 9 prej te cilave esenciale.