Parandalimi i sëmundjeve të zemrës, 4 hapat që ju vijnë në ndihmë

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Në Shtetet e Bashkuara, një në çdo 4 vdekje është rezultat i një sëmundjeje të zemrës. Ndërsa sëmundjet e zemrës mund të jenë vdekjeprurëse, ato janë gjithashtu të parandalueshme në shumicën e njerëzve. Duke adoptuar zakone të shëndetshme të jetesës mund të jetoni më gjatë me një zemër më të shëndetshme. Sëmundjet e zemrës përfshijnë një gamë të gjerë të problemeve kardiovaskulare si: Aritmia, Sëmundja Arterieve Koronare, Infarkti etj. Disa faktor rreziku për sëmundjen e zemrës nuk mund të kontrollohen, si për shembull, historia e familjes suaj. Por është ende e rëndësishme që të zvogëloni mundësinë tuaj për të zhvilluar sëmundje të zemrës duke zvogëluar faktorët e rrezikut që mund t’i kontrolloni.

Menaxhoni si duhet presionin e gjakut dhe kolesterolin

Duke pasur presion të shëndetshëm të gjakut dhe nivelet e kolesterolit nën kontroll atëherë keni bërë gjysmën e punës për një zemër të shëndetshme. Një presion i shëndetshëm i gjakut konsiderohet më pak se 120 sistolik dhe 80 diastolik, i cili shprehet shpesh si “120 mbi 80” ose “120/80 mm Hg.” Niveli ideal i kolesterolit do të varet nga faktorët tuaj të rrezikut dhe nga historia e shëndetit të zemrës. Nëse jeni në një rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës, keni diabet ose keni patur një sulm në zemër, nivelet e synuara do të jenë nën ato të njerëzve me rrezik të ulët ose mesatar.

Gjeni mënyra për të menaxhuar stresin

Menaxhimi i stresit mund të ulë edhe rrezikun për sëmundjet e zemrës. Mos e nënvlerësoni stresin kronik si një kontribues në sëmundjet e zemrës. Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni shpesh të përhumbur, të shqetësuar, ose po përballeni me ngjarje të vështira të jetës, të tilla si lëvizja, ndryshimi i vendeve të punës ose kalimi i një divorci.

Përqafoni një mënyrë jetese më të shëndetshme

Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme dhe ushtrimi i rregullt gjithashtu janë të rëndësishme. Sigurohuni që të shmangni ushqimet e larta në yndyrë të ngopur dhe kripë. Mjekët rekomandojnë 30 deri në 60 minuta stërvitje në shumicën e ditëve për një total prej 2 orësh dhe 30 minutash çdo javë. Komunikoni me mjekun tuaj për t’u siguruar që mund t’i ndiqni këto udhëzime në mënyrë të sigurt, veçanërisht nëse vuani aktualisht nga sëmundjet e zemrës.

Ndaloni konsumimin e duhanit

Nëse pini duhan, atëherë duhet ti thoni stop. Nikotina në cigare bën që enët e gjakut të ngushtohen, duke e bërë më të vështirë qarkullimin e gjakut të oksigjenuar. Kjo mund të çojë në arteriosklerozë.