Pastrimi i veshkave, ushqimet që ju vijnë në ndihmë

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në heqjen e mbeturinave të tepërta, balancimin e elektroliteve dhe krijimin e hormoneve. Një dietë e shëndetshme dhe marrja e sasisë së duhur të ujit gjatë ditës janë zakonisht të mjaftueshme për të mbajtur të shëndetshëm veshkat tuaja.

 Hidratimi është thelbësor

Trupi i njeriut të rritur është i përbërë nga pothuajse 60 përqind ujë.Çdo organ, nga truri në mëlçi, kërkon ujë që të funksionojë. Si sistemi i filtrimit të trupit, veshkat kërkojnë ujë për të sekretuar urinën. Urina është produkti kryesor i mbeturinave që i lejon trupit të heqë qafe substanca të padëshiruara ose të panevojshme. Kur marrja e ujit është e ulët, vëllimi i urinës është i ulët. Një prodhim i ulët i urinës mund të çojë në mosfunksionim të veshkave, siç është krijimi i gurëve në veshka. Ndaj edhe thelbësore të pini ujë të mjaftueshëm në mënyrë që të pastroni veshkat tuaja.  Sipas Institutit të Mjekësisë burrat duhet të konsumojnë afërsisht 3.7 litra në ditë ndërsa gratë 2.7 litra.

Zgjidhni ushqimet e duhura

Rrushi, kikirikët ,manaferrat dhe boronicat kanë në përmbajtje përbërës që ndihmojnë në pastrimin e veshkave. Lëngu i limonit, portokallit dhe pjeprit përmbajnë të gjithë acid limoni, ose citrate.Citrati ndihmon në parandalimin e formimit të gurëve në veshka duke u lidhur me kalciumin në urinë. Kjo pengon rritjen e kristaleve të kalciumit, të cilat mund të çojnë në gurë në veshka. Përveç kësaj, pirja e një filxhan me lëng të freskët në ditë mund të kontribuojë në marrjen e rekomanduar ditore të lëngjeve.

Ushqime të pasura me kalcium

Shumë njerëz besojnë se shmangia e kalciumit mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka. Në fakt, e kundërta është e vërtetë.Shumë oksalat urinar mund të çojë në gurë në veshka. Kalciumi është i nevojshëm për t’u lidhur me oksalatin për të zvogëluar thithjen dhe sekretimin e kësaj substance. Ju mund të plotësoni marrjen e rekomanduar ditore prej 1.2 gram kalcium duke konsumuar ushqime me kalcium të lartë, të tilla si soje, qumësht dhe drithëra.