Përfitimet shëndetësore nga pirja e ujit të ngrohtë

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Konsumimi i ujit të ngrohtë ka një mori përfitimesh duke filluar nga përmirësimi i tretjes, reduktimi i stresit si edhe lehtësimin e kapsllëkut.  Kështu, pirja e ujit të ngrohtë zbut dhe aktivizon traktin tuaj të tretjes. Në fund të fundit, uji është lubrifikant që ndihmon tretjen. Ndërsa uji lëviz nëpër stomakun dhe zorrët, organet ndihmëse të tretjes janë më mirë të hidratuar dhe të aftë për të eliminuar mbeturinat. Tjetër, mund të qetësojë sistemin nervor qendror. Një person që vuan nga artriti mund të marrë një përfitim shtesë nga përdorimi i ujit të ngrohtë për të qetësuar sistemin nervor qendror, duke e ndihmuar në zbutjen e dhimbjes. Pirja e ujit të ngrohtë ndihmon zorrët tuaja të kontraktohen. Kur të ndodhë kjo, mbetjet e vjetra të bllokuara në zorrët janë në gjendje të kalojnë nga trupi juaj. Ndaj edhe rekomandohet që ata të cilët vuajnë nga kapsllëku të konsumojnë ujë të ngrohtë rregullisht. Së fundmi, meqë uji i ngrohtë ndihmon në përmirësimin e funksioneve të sistemit nervor qendror, mund të përfundoni duke u ndier më pak të shqetësuar. Nëse shtoni qumësht të ngrohtë në përzierje, rezultati do të jetë edhe më i mirë.