PPS VALERIANA 100% Produkt Bimor

Alopatike

PPS VALERIANA është një produkt bimor që shërben si qetësues për trurin dhe sistemin nervor, lehtëson simptomat që mund të vijnë nga ankthi dhe depresioni, përmirëson ndjeshëm cilësinë e gjumit dhe ju bën që të ndiheni më të relaksuar duke iu rikthyer humorin dhe dëshirën për jetën. 

Disa komponime në VALERIANA, të quajtura Acid Valerenik dhe Valerenol, mund të veprojnë në receptorët GABA (Acid Gama-Aminobutirik) në trup. GABA është një lajmëtar kimik që ndihmon në rregullimin e impulseve nervore në sistemin tuaj nervor. Është një nga neurotransmetuesit kryesorë përgjegjës për rregullimin e gjumit dhe rritja e sasisë së GABA në trupin tuaj ka efekt qetësues. Komponimet në këtë bimë, mund të ndërveprojnë edhe me receptorët për serotoninën dhe adenozinën, hormone që luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e gjumit dhe humorit. Nuk këshillohet që të merret në të njejtën kohë me Benzodiazepinat dhe Antidepresantët.