RRAHJET E SHPEJTA TȄ ZEMRȄS

SHENDETI YNE

Ritmi i zemrës i referohet numrit të rrahjeve të zemrës në minutë i cili quhet edhe puls. Zakonisht ulja e rrahjeve të zemrës gjatë pushimit është një shenjë e shëndetit të mirë,por shpejtësia e rrahjeve të zemrës mund të tregojë praninë e një problemi të caktuar në qarkullimin e gjakut në trup dhe në natyrën e punës së zemrës dhe ndonjëherë këto rezultate janë në situata kur ekspozohen ndaj lodhjes,stresit apo frikës.Më poshtë paraqesim disa këshilla thelbësore që mund t’iu vijnë në ndihmë :

Hidratimi i trupit

Kur trupi nuk merr lagështinë e nevojshme ai dehidratohet dhe ndërkohë zemra duhet të pushojë më shumë dhe më shpejt për të stabilizuar qarkullimin e gjakut në trup duke shkaktuar rrahje të shpejta të zemrës.Në këtë mënyrë trupi duhet të hidratohet duke pirë ujë të bollshëm çdo ditë dhe duke ngrënë ushqime të pasura me ujë dhe lëngje natyrale pa sheqer.

Ushtrimet fizike

Mënyra më e lehtë dhe më efektive për të arritur një rrahje të kontrolluar të zemrës është të ushtroheni rregullisht.Aktivitetet fizike ndihmojnë në qarkullimin e gjakur në trup gjë që ndihmon zemrën të punojë në mënyrë të rregullt.Duhen patur parasysh llojet e ushtrimeve të përshtatshme për moshën dhe gjendjen shëndetësore.

Reduktimi i kafeinës

Nxitësit në kafeinë dhe nikotinë rrisin shpejtësinë e rrahjeve të zemrës,çrregullimet urinare dhe dehidratimin gjë që rrit ngarkesën e punës së zemrës dhe gjithashtu rrit rrahjet e zemrës.Ȅshtë e domosdoshme zvogëlimi i marrjes së sasisë së kafeinës dhe ndalimi plotësisht nga nikotina e cila shkakton dëme të mëdha në zemër si dhe në shëndetin e trupit në përgjithësi.

Përmbajuni një diete të shëndetshme

Një dietë e shëndetshme është një nga mënyrat efektive për të kontrolluar rrahjet e shpejta të zemrës dhe nga ushqimet më të rëndësishme që duhet të konsumoni janë : frutat,perimet,yndyrna të shëndetshme dhe të pasura me antioksidantë veçanërisht ato që përmbajnë acide yndyrore Omega-3.Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të zemrës.