Running

LAJME

Vrapi të zgjat jetën.
Të merresh me aktivitete sportive, është ilaçi kryesor për një shëndet të mirë dhe trup në formë. Të shumtë janë ata të cilët praktikojnë vrapin në mëngjes, apo edhe në orare të tjera të ditës.Vrapi vë në lëvizje të gjitha pjesët e trupit, dhe shërben për të djegur më shpejt kaloritë e shumta. Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit të cilët priren të bëjnë vrap jetojnë 3 vjet më gjatë se ata që nuk e ushtrojnë këtë lloj sporti. Është treguar që vrapi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, duke mbajtur nën kontroll peshën dhe tensionin e gjakut. Nga studimet e kryera, ekspertët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në 7 orë të shtuara në jetën e një njeriu. Ekspertët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë 4 orë vrap në javë.