Sarkoma

SHENDETI YNE

Sarkoma është një lloj kanceri malinj i cili zhvillohet tek indi lidhës, mund të prekë çdo pjesë të trupit por zakonisht zhvillohet thellë në pjesën e ektremiteteve (duart dhe këmbët).Ekzistojnë mbi 50 lloje të sarkomës, të cilat kryesisht ndahen në sarkoma të indeve të buta dhe sarkoma të kockave.Përveç ekstremiteteve prek edhe: kockat, kërcin, muskujt, tendinat, enët e gjakut, nervat, indet fijore përreth nyjeve.Qindra mijëra pacientë në mbarë botën, luftojnë me këtë sëmundje.

Faktorët e rrezikut

Ende nuk dihet se çfarë e shkakton shfaqjen e tyre, por ekzistojnë disa faktorë rreziku të cilët ndikojnë në shfaqjen e tyre:

  • Nëse ndonjë anëtar i familjes ka apo ka pasur
    sarkomë
  • Nëse keni çrregullim kockor siç është ëmundja Pegetova
  • Çrregullim gjenetik neurofibromatosis,retinoblastoma …
  • Në rast se keni qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit apo terapisë me rrezatim

 

Sarkoma e indeve të buta është e vështirë për tu diagnostikuar për shkak se shfaqet në pjesë  të vështira të trupit të cilat janë më pak të arritura. Shenja e parë është shfaqja e një kokrre apo gunge pa dhimbje. Me kalimin e kohës ajo fillon të rritet duke shkaktuar në këtë mënyrë presion mbi nervat, muskujt, ndonjëherë mund të shkaktojë problem edhe gjatë frymëmarrjes. Simptoma të tjera të shfaqjes së kësaj sëmundje janë: dhimbja e kockave ( e cila gjatë natës bëhet më e fortë), ënjtja ( e cila shfaqet disa javë pas dhimbjes fillestare), shtrembërimi.  Në rast se i përjetoni këto simptoma, duhet të konsultoheni me mjekun.