Shenjat që tregojnë se diçka në trupin tuaj nuk po shkon si duhet

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Është e zakonshme të ndihesh jo në formë optimale herë pas here. Mund të kesh shqetësime në stomak, dhimbje koke, ndjesi lodhjeje apo përgjumje. Të gjitha këto janë indikacione se diçka nuk po shkon si duhet në trupin tuaj. Ndonëse duken si të parëndësishme dhe shpesh kalimtare, ato nuk duhet të injorohen. Nëse jeni duke u përballur me ndonjë prej këtyre shenjave, atëherë nuk do të bënit keq të drejtoheshit te mjeku specialist për një kontroll. Më poshtë janë disa nga shenjat të cilat nuk duhet asnjëherë ti injoroni.

Humbje e pashpjegueshme e peshës

Ideja e humbjes së peshës pa u përpjekur mund të tingëllojë si një bekim, por në realitet, një rënie e papritur mund të jetë e rrezikshme. “Humbja e pashpjegueshme e peshës mund të jetë tregues për shumë gjëra, duke përfshirë kancerin endokrin. Kjo njihet si vrasësi i heshtur te gratë sepse simptomat zakonisht nuk shfaqen derisa sëmundja ka përparuar. Kështu që, është më mirë të kontrolloheni nga mjeku që në fillim nëse vëreni se po bini nga pesha”, thonë mjekët.

Urthi

“Kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes kardiovaskulare”, thonë mjekët. Sëmundjet e zemrës nuk shfaqin gjithnjë shenja paralajmëruese, kështu që do të ishte e udhës të mos neglizhoni kontrollet rutinë.

Gjakderdhje vaginale

Kjo nuk është një simptomë që duhet marrë lehtë, pasigjakderdhja është një tregues kryesor i kancerit të mitrës. Megjithëse kanceri i mitrës është i rrallë, diagnoza e hershme është çelësi. Nëse kanceri përhapet, është shumë më e vështirë të trajtohet.

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve në dush nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse jeni duke vënë re një ndryshim të rëndësishëm në trashësinë e flokëve tuaj dhe po humbisni më shumë fije se zakonisht, kjo mund të jetë tregues i një problemi tjetër. Çështjet më serioze janë një çrregullim endokrin ose autoimun si sëmundje tiroide ose lupus. Natyrisht, mund të jetë gjithashtu diçka më e lehtë, si një mangësi vitamine, prandaj sigurohuni që të bisedoni me mjekun tuaj.

Ndryshimet në gjoks

Çdo gjë që duket apo ndihet anormale në ose rreth gjoksit, duhet patjetër të kontrollohet. Ndryshimi i ngjyrës apo madhësisë mund të jetë tregues për kancerin e gjirit . Zbulimi i hershëm është thelbësor për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Gjithmonë ndieni etje

Një etje e pashkëputshme është jo një gjë e mirë. Mjekët thonë se etja e tepruar mund të jetë një shenjë e diabetit sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak shkaktojnë një çekuilibër të ujit në trup. Nëse etja juaj është e vazhdueshme, bëni mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

Dhimbje koke

Fillimi i një dhimbjeje koke mund të mos thotë shumë gjëra, por kur dhimbja është aq e rëndë ose kronike, mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze. Ndonjëherë rregullimi është i thjeshtë, mjafton të modifikoni dietën tuaj ose të flini më shumë, por mund të ketë raste kur diagnoza është shumë serioze dhe shkak për dhimbjen mund të jetë një goditje truri, tumor ose aneurizëm.

Urinim i shpeshtë

Të urinosh ose të ndihesh sikur të duash të urinosh më shumë se zakonisht, mund të jetë një shenjë e diabetit. Por urinimi i shpeshtë, gjithashtu mund të jetë shenjë e problemeve të tjera shëndetësore, të tilla si infeksion i traktit urinar.

Bllokim të nofullës dhe shpatullave

Këto simptoma mund të nënkuptojnë shumë gjëra nëse ato janë të qëndrueshme dhe ndodhin shpesh. Ato mund të jetë një shenjë e sëmundjeve të zemrës. Mjeku juaj do të vlerësojë të gjitha simptomat tuaja së bashku dhe nëse sëmundja kardiovaskulare është prognozë, ata duhet t’ju dërgojnë për më shumë testime për të konfirmuar apo jo një gjë të tillë.

Lodhje të vazhdueshme

Është një gjë e zakonshme të ndiheni të lodhur pas një dite të gjatë pune, por nëse jeni lodhur kronikisht, trupi juaj mund të përpiqet t’ju tregojë diçka tjetër.Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë të kryeni një analizë gjaku për të identifikuar ndonjë çrregullim, pasi kjo mund të nënkuptojë gjithashtu diabet.

Zgjerimi i belit

Nëse po vëreni që beli juaj po bëhet më i madh për një periudhë të shkurtër kohore dhe regjimi juaj ushqimor nuk ka ndryshuar, mjekët paralajmërojnë se yndyra e barkut është një shenjë tjetër e sëmundjeve të zemrës.