SHEREBELA DHE EFEKTET E SAJ QETESUESE:

SHENDETI YNE

Gjethet e sherebelës në sajë të esencës (të pasur në tujon), tanineve, substancave të hidhura etj, kanë veti të pakësojnë djersitjen ( ky veprim shfaqet dy orë pas pirjes së cajit dhe zgjat disa ditë) dhe të shtojnë qumështin te gratë me femijë në gji. Për të pakësuar djersitjen përdoret, në rradhë të parë, në rastet e djersitjes së tepruar gjatë natës, në klimakter, pubertet dhe në sëmundje të mushkërive. Caji është i efektshëm kundër heqjes së barkut, vecanërisht kur diareja shoqërohet me një dobësim të muskulaturës së traktit tretës ( atoni gastro intestinale). Në formën e cajit rekomandohet në trazira nervore, në të marrën e mendve, e në gjendje ligështimi. Në sajë të hormoneve që  përmban caji ka tek femrat veprim oestrogjeni. Sherebela rekomandohet edhe si mjet që rregullon dhe lehtëson menstruacionet ( amenore, dismenore etj)  dhe fekondimin. Caji këshillohet edhe për të normalizuar crregullime të tretjes dhe në sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe të mëlcisë. Caji i sherebeles pengon zhvillimin dhe rritjen e mikrooganizmave (antiseptik), prandaj përdoret në formë gargare dhe kolutoresh në acarimet e zgavres së gojës dhe në hemoragjitë e mishrave të dhëmbëve. Në formën e ekstraktit alkoolik përdoret për t’i bërë masazh kokës në rastin e rënies së flokëve. Meqënëse përmbajnë sasi të larte tujoni( qe eshte lende helmuese), gjethet e sherebeles nuk duhet te perdoren ne doza te pakontrolluara dhe për një kohë të gjatë. Duhet të ruhet në vende të thata.