Si mund ta përforcojmë sistemin imunitar!

SHENDETI YNE

Sistemi imunitar kryen një funksion të jashtëzakonshëm, duke na mbrojtur nga mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje. 

Ndiqni një strategji të shëndetshme jetese
Vija e parë e mbrojtjes është që të zgjidhni jetesë të shëndetshme. Këshillat në këtë rast janë: Mos pini duhan; Mbani një dietë të pasur me fruta dhe perime, si dhe me drithëra të plota; me sa më pak yndyra të ngopura; Stërvituni rregullisht; Mbani një peshë të shëndetshme; Kontrolloni tensionin e gjakut; Nëse pini alkool, pijeni vetëm në mënyrë të moderuar; Bëni gjumë të shëndetshëm. Ndërmerrni hapa për të shmangur infeksionet, të tilla si larja e shpeshtë e duarve dhe gatimi i mirë i mishit. Bëni teste të rregullta të shqyrtimit mjekësor, që i përshtaten njerëzve të moshës suaj dhe kategorisë së njëjtë të rrezikut për t’u prekur nga sëmundje.

Si ndikon stresi tek imuniteti?
Mjekësia  qe trajton  lidhjen mes emocioneve dhe shëndetit fizik me skepticizëm,  i vlerëson marrëdhëniet e ngushta mes mendjes dhe trupit. Një gamë e gjerë sëmundjesh, duke përfshirë edhe trazimin e stomakut, acarimet e lëkurës, madje dhe sëmundjet e zemrës, janë të lidhura me efektet e stresit emocional.