Jane disa menyra per te zbuluar kancerin e gjirit:
• Vetekontrolli mujor i gjirit
• Kontrolli i gjirit tek mjeku
• Mamografia
• Ekografia e gjirit
Si behet vetekontrolli i gjirit?
Vete kantrallin e gjinjeve ju mund ta beni kur jeni duke bere dush, kur jeni duke ndenjur shtrire apa duke qendruar para pasqyres.
Filloni qe tani-ndiqni hapat e meposhtme
HAPI I PARE: Vendasini duart ne ije. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, farmen apo madhesine e gjinjve?
HAPI I DYTE: Vendosini duart pas kokes. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen apo madhesine e gjinjve?
HAPI I TRETE: Vendosini duart pas kokes. Kthejeni trupin majtas dhe pastaj djathtas. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen ose ne madhesine e gjinjve?
HAPI I KATERT: Kontrolloni me majat e gishtave te dores se djathte gjirin e majte dhe me majat e gishtave te dores se majte gjirin e djathte, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?
HAPI I PESTE: Kontrolloni me te prekur sqetullen e djathte, pastaj dhe sqetullen e majte. Vini re mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?
Perpiquni ta beni zakon berjen e vete kontrollit te gjirit 1 here ne muaj!
Sa shpesh duhet bere mamografia?
Kjo varet nga mosha qe ju keni. Megjithate, mamografia rekomandohet te behet nje here ne 1-2 vjet sidomos per moshat mbi 40 vjece lart. Kanceri i gjirit mund te shfaqet ne cdo kohe madje edhe nga nje mamografii tek tjetra. Keshtu qe mamografia duhet te bere rregullisht. Bazuar ne rezultatet e mamografise se pare ju mund ta perserini ate, nese mjeku ju a kerkon kete.
Mamografia nuk duhet bere vetem 1 here ne jete, por ne menyre te vazhdueshme cdo 1-2 vjet dhe per gjate gjithe jetes!
MJAFTON TE DIAGNOSTIKOHET NE KOHE JU MUND TA SHPETONI JETEN TUAJ!