Trajtimi i Vitiligos me MELAGENINA, largon njollat në lëkurë pa e dëmtuar atë

LAJME SHENDETI YNE

Vitiligo është një çrregullim kronik, një sëmundje e cila bën që lëkura të humbasë ngjyrën e saj natyrale dhe të shfaqen disa njolla. Ndonëse, nuk është ngjitëse apo nuk është kërcënuese për jetën, njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sëmundje priren të kenë një vetëbesim të ulët, të jenë më pak social deri edhe të vuajnë nga depresioni.

Por tashmë e ka një zgjidhje. MELAGENINA plus është një ekstrakt alkoolik i placentës humane, që bën të mundur nxitjen e riprodhimit të melanociteve në kufijtë e sipërfaqes së dëmtuar, si edhe ndihmon duke stimuluar procesin e prodhimit të melaninës, arsye të cilat e bëjnë këtë medikament efektiv në trajtimin e Vitiligos. Efekti ripigmentues i MELAGENINA plus  është selektiv, kjo do të thotë që nuk ka asnjë efekt në lëkurën e shëndoshë, pra nuk e dëmton atë.