Ushqimet që duhet të shmangni në darkë

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Gjatë darkave është me rëndësi që të evitoni ushqimet apo produktet ushqimore që janë të vështira për t’u tretur. Më poshtë janë disa prej këtyre produkteve.

Brokoli dhe lulelakra janë të ngarkuara me vitamina që janë të shkëlqyera për ju, por ato gjithashtu mbartin një sasi të madhe të fibrave të tretshme, e cila kërkon kohë për t’u tretur. Mjekët thonë nëse i  konsumoni në darkë do të ndjeni parehati dhe vështirësi për të fjetur.

Mishi i kuq është i pasur me proteina dhe ka një efekt të ngjashëm në trup si perimet e përmendura më lart. Salca e domates po ashtu duhet shmangur. Për shkak të aciditetit të saj të lartë shkakton probleme me stomakun.  Nga ana tjetër pirja e kafes pasdite mund të ketë më shumë efekt në gjumin tuaj sesa mendoni.  Kafeina mund të mbetet për orë të tëra, kështu që është më mirë ta shmangni atë për disa orë para se të shkoni në shtrat. Edhe pse një gotë verë e kuqe mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur, alkooli në të vërtetë mund të sjellë pagjumësi.