Ushqimet që mund të parandalojnë kancerin

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Kanceri lind nga një qelizë e vetme normale, e cila shndërrohet vetëvetiu në qelizë kancerogjene duke kaluar në faza të ndryshme, dhe duke formuar kështu masat tumorale malinje. Ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë kancer veçohen: pirja e duhanit, mbipesha dhe obeziteti, ngrënia e pakët e perimeve dhe frutave, alkooli dhe ndotja e ajrit. Por a e dini se disa ushqime kanë fuqi në parandalimin e kësaj sëmundjeje?  Lakra, karrota dhe fasulet janë disa prej tyre.

Lakra

Lakrat kanë shumë përfitime të mëdha shëndetësore. Ata janë të pasura me vitaminë C, E, B9 dhe K, karotenoide dhe minerale. Ata mund të ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës. Në veçanti, brokoli përmban sulforafan. Ky kompleks ka treguar potencial të madh në laborator për zvogëlimin e madhësisë së qelizave të kancerit të gjirit dhe të prostatës dhe janë të lidhura me një reduktim të kancerit kolorektal apo zorrës së trashë.

Karrota

Një karrotë në ditë është po aq e rëndësishme sa një mollë. Ato janë të mira për sytë tuaj dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të stomakut, kancerit të prostatës, kancerit të mushkërive dhe leukemisë. Karotat janë të pasura me karotene (antioksidantë) që luftojnë kundër radikalëve të lirë (grimcat e lidhura me kancerin dhe jetën e përditshme). Ata janë po ashtu aleate të mëdha në luftën kundër sëmundjeve të zemrës dhe diabetit dhe për të rritur sistemin tuaj imunitar.

Fasulet

Fasulet janë një burim i madh i vlerave ushqyese dhe fibrave të cilat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit kolorektal. Ato janë të mrekullueshme gjithashtu për zemrën tuaj, mund të luftojnë depresionin, ulin tensionin e gjakut dhe ju ndihmojnë të humbni peshë.

Erëzat

Mjekësia bimore ka përdorur shumë erëza. Hudhra, kanella dhe shafran i Indisë janë luftëtarë të vërtet të kancerit. Hudhra përmban alicin, i njohur për të vrarë qelizat kancerogjene.  Njerëzit që hanë më shumë hudhër kanë më pak kancer të stomakut dhe tumoreve kolorektale. Ndaj është me rëndësi që ti përfshini  ato në dietën tuaj. Kanella është anti-inflamator që mund të ulë rrezikun e kancerit të kokës dhe qafës dhe të zvogëlojë madhësinë e tumorit.

Acidet yndyrore Omega-3

Acidet yndyrore Omega-3 janë mrekullibërëse për luftën kundër depresionit, rritjen e niveleve të energjisë, përmirësimin e shikimit të syve si edhe në parandalimin e kancerit. Burimi i omega 3 nuk është vetëm peshku por edhe veza.

Domatet

Domatet janë plot me karotenoide të quajtur likopinë. Ato ju mbrojnë nga kanceri i prostatës, pankreasit, gojës, qafës dhe kancerit të mushkërive. Likopeni parandalon dëmtimin e qelizave dhe frenonon përhapjen e kancerit. Kombinimi i domateve dhe brokolit është edhe më i rekomandueshëm, Përveç kësaj, domatet mund të ndihmojnë në luftën kundër depresionit dhe për të rritur sistemin tuaj imunitar. Ju nuk mund të jeni në gjendje të shëroni krejtësisht kancerin me ushqim, por ndihmoni trupin tuaj të jetë më i shëndetshëm.