Vajrat esencialë (bimore)

AKTUALITET SHENDETI YNE

Vajrat esencialë janë substanca të përbëra, të koncentruara e me veti të mrekullueshme mjekimi. Vajrat eterikë të përftuar nga bimë të ndryshme, kanë dhënë rezultate të mira në kurimin e disa sëmundjeve. Këta vajra bimorë janë të pasur me shumë lëndë ushqyese dhe kuruese dhe në sajë të përbërjes së tyre kanë specifikat e veta në trajtimin e sëmundjeve. Përveç efektit që japin në kurimin sëmundjeve vajrat esenciale kanë gjetur një përdorim të gjerë edhe në kozmetikë për trajtimin e të gjitha problemeve të lëkurës.
Këto vajra kuruese mund të kombinohen me njëra tjetrën dhe mund të përdoren për: relaksim, freskim, tonifikim, shërim të plagëve, zbukurim lëkure, hidratim, heqjen e njollave, etj.Vajrat bimore janë të shume llojshme. Vajrat bimore që mund të përmenden dhe që mund t’i gjejmë në tregun shqiptar janë: vaji i farës së zezë, xhoxhobës, kardamonit, karafilit, shalqinit, kungullit, farës së domates, farës së rrushit, hudhrës, qepës, qitros, limonit, trëndafili,propolisit, kamomilit, kanellës, aloe verës, mentes, eukaliptit, bajames së ëmbël etj.