Vetitë çudibërëse të lëngut të rukolës dhe brokolit!

SHENDETI YNE

Brokoli- Kjo perime mund të konsiderohet si super-ushqim duke qenë se është provuar të ketë superfuqi në parandalimin e radikaleve të lira, në mbështetjen e sistemit tretës, të sistemit kardiovaskular, në detoksifikimin e organizmit, si dhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe s’duhet lënë pa përmendur në shëndetin e kockave. Është e pasur me vitaminë C, vitaminë K, vitaminë B6, vitaminë E, kalçium, magnez dhe të tjera. Substancat që gjenden tek brokoli, shkaktojnë disa reagime gjenetike, duke aktivizuar edhe genet që luftojnë radikalet e lira.

Rukola – Me shijen e saj të veçantë, substancat ushqyese dhe vitaminat, rukola është një zëvëndësuese e denjë e çdo të gjelbre. Ajo është burim i shkëlqyer i substancës glukozinolates që gjatë përtypjes transformohet në isothiocianates, e cila nga ana tjetër neutralizon agjentët e dëmshëm në organizëm. Për më tepër, rukola përmban sasi të përqendruara të pigmentit klorofil që lufton radikalet e lira. Gjithashtu përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe beta karotenit.

Spinaqi – Vlerat shëndetësore të spinaqit janë të shumëfishta. Perimet me gjethe të gjelbërta duhet të konsumohen pasi janë të pasura në klorofil, i cili ka një efekt të mrekullueshëm në të gjithë organizmin duke sjellë nivele të shëndetshme të hekurit, duke pastruar dhe shëruar organizmin. Spinaqi gjithashtu është një trajtues i mirë me alkaline, si dhe i pasur me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B2, vitaminë E, mangan, acid folik, magnez, hekur, kalçium, kalium, etj. Të gjithë përbërësit e lartpërmendur të kombinuar së bashku i japin organizmit një armë të fortë kundër radikaleve të lira. Duhet të dini se secila prej këtyre substancave nuk ia del dot e vetme të luftojë problemet, por lëngu i të gjithë përbërësve sjell fuqinë. Kombinimi i këtyre përbërësve nuk kërkon një recetë të mirëfilltë.

Lexo me shume: http://agroweb.org/archive/?id=10&l=2036
© Agroweb.org

Lexo me shume: http://agroweb.org/archive/?id=10&l=2036
© Agroweb.org