VIDATOX, ilaçi që pengon rritjen e qelizave kancerogjene

AKTUALITET

Mjekësia plotësuese dhe alternative është termi i përdorur për të përshkruar shumë lloje të produkteve, praktikave dhe sistemeve që nuk janë pjesë e mjekësisë konvencionale. Pacientët me kancer zakonisht bëjnë gjithçka që mundin për të luftuar sëmundjen, për të menaxhuar simptomat e saj dhe për të përballuar efektet anësore të trajtimit. Fatkeqësisht jo çdo metodë është rezultative. Vidatox është provuar që vepron kundër qelizave kancerogjene duke mos lejuar përhapjen e tyre.  Vidatox është një produkt i bërë nga helmi i Rhopalurus junceus, një akrep i rrallë blu që gjendet vetëm në Kubë. Helmi i akrepit konsiderohet një burim natyror për terapinë e kancerit.

I konsideruar si ilaçi revolucionar i kancerit, Vidatox ka siguruar lehtësim të simptomve për pacientët që vuajnë nga kanceri në të gjithë botën. Studimet tregojnë se helmi përmban substanca që janë efektive në stimulimin e sistemit imunitar dhe substancave të tjera që veprojnë si anti-inflamator dhe qetësues kundër dhimbjes.

Vidatox u testua mbi më shumë se 10,000 pacientë me kancer, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetesës por çfarë është më e rëndësishme duke ndikuar në ngadalësimin e rritjes së tumorit.