Zmadhimi i Prostatës, si ndikon Vaji i Farës së Kungullit

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Rreth 50 për qind e meshkujve mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga hiperplazia beninje e prostatës, ose ndryshe zmadhimi i prostatës. Predispozita për të vuajtur nga kjo sëmundje rritet me kalimin e viteve. Të dhënat tregojnë se 80 për qind e personave mbi 70 vjeç vuajnë nga zmadhimi i prostatës.

Si një terapi alternative, Vaji i Farës së Kungullit ka treguar rezultate premtuese tek pacientët, që e kanë përdorur, duke bërë të mundur që brenda një periudhe të shkurtur kohore, të eleminohen deri në 90 për qind të problemeve, që shfaqen gjatë urinimit të tilla si: vështirësi në urinim, urinim i shpeshtë, sidomos gjatë natës, dhimbje ose djegje gjatë urinimit, gjak ose qelb në urinë.

Në sajë të përmbajtjes së lartë të Acideve Yndyrore Omega 6 por edhe të Magnezit, Vitaminës B12, Fosforit dhe Hekurit, Vaji i Farës së Kungullit ka dhe një mori përfitimesh të tjera, që lidhen me kontrollin e presionit të gjakut, me uljen e kolesterolit deri edhe në lehtësimin e simptomave të menopauzës.

Disa nga përfitimet nga përdorimi i Vajit të Farës së Kungullit

  • Efektet në shëndetin mendor,  rrit disponimin dhe largon depresionin
  • Redukton rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve tumorale
  • Në sajë të përmbajtjes së lartë të Magnezit, parandalon sëmundjet e zemrës, ul kolesterolin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak
  • Stimulon rritjen e flokëve
  • Lehtëson simptomat e menopauzës

Shënim: Vaji i Farës së Kungullit mund të gjendet në klinikë.