Aktiviteti fizik ul rrezikun e prekjes nga kanceri

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Studiuesit nga Shoqata Amerikane e Kancerit, Instituti Kombëtar i Kancerit dhe Universiteti i Harvardit dolën në përfundimin se aktiviteti i rregullt fizik është e lidhur me një rrezik më të ulët për prekjen nga 7 lloje të kancerit. Sipas ekspertëve, të dhënat treguan se aktiviteti fizik është i lidhur me një rrezik më të ulët të disa kancereve, por ata kanë pasur prova të kufizuara në lidhje me sa ushtrime është e nevojshme që të kryhen në harkun e një jave. Studimi i ri zbuloi se ekuivalenti i 2.5 deri në 5 orë aktivitet me intensitet të moderuar në javë dha një përfitim të rëndësishëm. Studimi u botua më 26 dhjetor 2019 në Revistën e Onkologjisë Klinike. “Ky punim siguron disa nga provat më të forta deri më tani se në fakt përmbushja e rekomandimeve aktuale të aktivitetit fizik është e mjaftueshme për parandalimin e kancerit,” vunë në dukje studiuesit. Pjesë e hulumtimit ishin më shumë se 750,000 të rritur me një moshë mesatare 62 vjeç, të cilët iu përgjigjën pyetjeve se sa aktivitet fizik ushtronin në kohën e lire.. Studimi zbuloi se 2.5 – 5 orë aktivitet me intensitet të moderuar ul ndjeshëm rrezikun për 7 nga 15 llojet e kancerit konkretisht: kolorektal, gji, endokrin, veshkë, mieloma e shumëfishtë, mëlçi dhe limfoma.