Kanceri i gjirit, ja çfarë duhet të bëni për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundja

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Beteja për të mposhtur kancerin e gjirit është e vazhdueshme. Por ndërsa progresi mund të duket i ngadaltë në kohë, pothuajse çdo ditë studiuesit raportojnë përparime në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes. Për parandalimin e kancerit të gjirit nuk ka një mënyrë apo formulë të sigurtë, por ka gjëra që mund të bëni të cilat mund të ulin rrezikun. Shumë faktorë të rrezikut janë përtej kontrollit tuaj, të tilla si të qenit femra dhe faktori moshor. Por shkaktarë të tjerë mund të modifikohen, në mënyrë që risku i prekjes të reduktohet ndjeshëm.

Ruani peshën trupore

Rritja e peshës trupore lidhet me një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit pas menopauzës. Shoqata Amerikane e Kancerit ju rekomandon të qëndroni në një peshë të shëndetshme gjatë gjithë jetës tuaj dhe të shmangni shtimin e peshës duke e balancuar marrjen e ushqimit me aktivitetin fizik.

Të jesh fizikisht aktiv

Shumë studime kanë treguar se aktiviteti fizik i moderuar në energji është i lidhur me rrezikun më të ulët të kancerit të gjirit, prandaj është e rëndësishme që të ushtroni aktivitet fizik të rregullt.

Kufizimi ose shmangia e alkoolit

Alkooli gjithashtu rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Edhe nivelet e ulëta të marrjes së alkoolit kanë qenë të lidhura me një rritje të rrezikut. Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon konsumim të moderuar, duke mos tejkaluar një gotë në ditë.

Mamografia

Po, mamografia vjetore nga mosha 40 vjeç do të shpëtojë më shumë jetë. Depistimi në kohë, është i rëndësishëm për të trajtuar në kohë sëmundjen duke e mbajtur nën kontroll, njëherëzi duke parandaluar avancimin e saj.

Mjekimi i personalizuar

Onkologët parashikojnë se e ardhmja e menaxhimit të kancerit të gjirit është “mjekësia e personalizuar”,  përshtatjen e trajtimit duke aplikuar analizën molekulare të përbërjes gjenetike specifike të pacientëve dhe tumoreve.