Vitiligo, sëmundja dermatologjike që shfaqet me njolla të bardha. Melagenina është zgjidhja

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Vitiligo është një sëmundje dermatologjike që shfaqet me njolla të bardha ose me ngjyrë më të çelët se lëkura normale. Kjo patologji shfaqet kur melanocitet brenda lëkurës vdesin. Melanocitet janë qelizat përgjegjëse për prodhimin e pigmentit të lëkurës, melaninës, e cila i jep lëkurës ngjyrën e saj dhe e mbron atë nga rrezet UV të diellit. Vitiligo mund të prekë njerëz të çdo moshe, gjinie ose grup etnik.Shenja kryesore e vitiligos është humbja e ndjeshme e ngjyrës së lëkurës. Zonat e prekura zakonisht janë zonat e ekspozuara nga dielli, siç janë duart, këmbët, krahët, fytyra dhe buzët. Shkaqet e sakta të vitiligos janë të paqarta, megjithatë mendohet se një numër faktorësh mund të kontribuojnë, ku përfshihen: një çrregullim autoimun, në të cilin sistemi imunitar bëhet tepër aktiv dhe shkatërron melanocitet, një çekuilibër gjenetik, një ngjarje stresuese, ekspozimi ndaj disa kimikateve, trashëgimia apo një virus. Vitiligo ndikon në rënie të vetëbesimit e deri në depresion të rëndë. Po ashtu ata që vuajnë nga kjo sëmundje janë më të rriskuar për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, për të pasur probleme me shikimin dhe dëgjimin.

Por si trajtohet

Melagenina plus ( Melagenina + Calcium Chloride) është një ekstrakt alkoolik i placentës humane, një produkt farmakologjik që gëzon efektin e rritjes së riprodhimit të melanociteve në kufijtë apo brenda zonës akronike të pacientit, po ashtu shërben për të nxitur dhe procesin e prodhimit të melaninës, arsye këto që  bëjnë Melagenin një ilaç efektiv ndaj Vitiligos. Ky medikament mund të gjendet vetëm pranë klinikës kubane “San Marco”.

 Ripigmentimi në rastet me Vitiligo është  i pakthyeshëm, që do të thotë nuk ekziston më mundësia e rikthimit të sëmundjes. Trajtimi me Melagenina plus është i padëmshëm. Mund të përdorët në të rritur edhe fëmijë, përfshirë të moshuar dhe gratë gjatë shtatëzanisë apo ciklit menstrual. Nuk ka ndërveprim me ushqime apo medikamente, me përjashtim të psoraleneve, citostatikëve dhe kortikosteroideve.