Vaji I Farës Së Zezë

VAJRA BIMOR

Njerëzit kanë përdorur vajin e farës së zezë, për përfitimet e tij terapeutike, për mijëra vjet. Studimet kanë treguar, se ky vaj mund të ofrojë një mori përfitimesh shëndetësore por edhe kozmetike të tilla si: ndihmon në humbjen e peshës, në reduktimin e akneve, por edhe në uljen e kolesterolit, trajtimin e astmës, diabetit dhe kancerit. Vaji farës së zezë përmban timokinon (Thymoquinone)  i cili është një përbërës antioksidant dhe anti-inflamator që ndihmon duke frenuar avancimin e qelizave kancerogjene. Marrja e vajit të farës së zezë mund të jetë e dobishme po ashtu në reduktimin e simptomave inflamatore të artritit reumatoid.

Disa nga përfitimet kryesore:

Sipas një artikulli në Journal of Endocrinology & Metabolism, vaji i farës së zezë mund të ketë veti anti-diabetike dhe të përmirësojë nivelet e sheqerit në gjak. Ky vaj është premtues po ashtu edhe në trajtimin e disa prej problemeve shëndetësore duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, astmën dhe në lehtësimin e simptomave të bronkitit. I pasur me acide yndyrore ai mund t’ju ndihmojë po ashtu që të mbani në kontroll kolesterolin.

Përfitime të tjera

Studimet kanë treguar se vaji i farës së zezë mund të ndihmojë në uljen e indeksit të masës trupore të njerëzve (BMI). Studiuesit dolën në përfundimin se vaji i farës së zezë mund të jetë efektiv në trajtimin e obezitetit. Efektet antimikrobike dhe anti-inflamatore të vajit të farës së zezë mund të reduktojnë aknet, të hidratojnë flokët, të zbusin lëkurën duke vepruar si hidratues.