Vaji I Farave Të Linit

VAJRA BIMOR

Përfitimet nga Vaji i Farave të Linit janë të shumta. Arsyeja pse ky vaj është kaq i shëndetshëm është se ka një përqendrim të lartë të Acideve Yndyrore Omega-3, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe ndihmojnë në përmirësimin e funksionimit të sistemit kardiovaskular, pulmonar dhe imunitar. Veç kësaj redukton inflamacionin dhe lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga Artriti Reumatoid.

Përveç Acideve Yndyrore Omega-3, Vaji i Farave të Linit është i pasur me antioksidantë, fibra, proteina, si edhe përmban phytosterols, të cilat ndihmojnë në uljen e niveleve të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL) ose kolesterolit “të keq” në trup. Ai gjithashtu është i pasur me minerale që trupi ynë ka nevojë si Kalcium, Magnez dhe Fosfor. Dhe, më e mira nga të gjitha, ky vaj përmban komponime fenolike për të na ndihmuar në mbrojtjen nga sëmundjet tumorale.