Çrregullimet e ankthit janë të zakonshme në pjesën dërrmuese të të rriturve. Por sipas një studimi të ri, personat e moshuar që kanë përkeqësim të simptomave të ankthit mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit. Hulumtuesit zbuluan se simptomat zhvilluara të ankthit ishin të lidhura me nivelet më të larta të beta-amiloidit, i cili është një proteinë i lidhur me Alzheimerin. Kjo sëmundje është një formë e demencës e karakterizuar nga probleme me kujtesën dhe mendimin, si dhe ndryshimet në sjellje. Shkaqet e sakta të saj mbeten të paqarta, por shkencëtarët besojnë se beta-amiloid luan një rol kyç. Kjo është një proteinë që mund të formojë “pllaka”, të cilat bllojnë komunikimin e qelizave nervore në tru. Këto pllaka konsiderohen të jenë një shenjë dalluese e sëmundjes dhe hulumtimi ka sugjeruar që një rritje në nivelet beta-amiloide mund të ndodhë deri në 10 vjet para fillimit të simptomave. Sipas studimit, ankthi mund të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e niveleve beta-amiloide tek të rriturit. “Nëse hulumtimet e mëtejshme mbështesin ankthin si një tregues të hershëm, do të ishte e rëndësishme jo vetëm që të identifikoheshin njerëzit në fillim të sëmundjes, por edhe ta trajtonin atë dhe potencialisht ta ngadalësonin ose parandalonin procesin e sëmundjes në fazat e hershme të saj”, shtojnë mjekët.
