Vitiligo nuk është një sëmundje vdekjeprurëse, por mund të jap efekte negative në aspektin psikologjik te ata që e mendojnë të pakthyeshme. Me Melagenina plus shpresa për ta kuruar plotësisht atë tashmë është një realitet. Ky medikament është një ekstrakt alkoolik i placentës humane, një produkt farmakologjik që gëzon efektin e rritjes së riprodhimit të melanociteve në kufijtë apo brenda zonës akronike të pacientit, po ashtu shërben për të nxitur dhe procesin e prodhimit të melaninës, arsye këto që bëjnë Melagenin një ilaç efektiv ndaj Vitiligos. I prodhuar nga kompania farmaceutike “Labiofam” në Kubë, ky ilaç mund të gjendet edhe në vendin tonë, pranë klinikës“San Marco”. Efektet nisin që në javën e parë të përdorimit. Nëse trajtimi bëhet si duhet, brenda 3-7 ditëve shihet një skuqje në zonën e depigmentuar, pasuar nga një ripigmentim i kësaj zone.Melagenina plus mund të aplikohet edhe në siperfaqe mukoze, pa asnje risk. Mos e fërkoni zonën, ku do aplikoni locionin për të shmangur irritimin e saj. Efekti ripigmentues i Melagenina plus është selektiv, çka do të thotë se nuk sjellë asnjë problem në lëkurën e shëndoshë. Mund të përdorët në të rritur edhe fëmijë, përfshirë të moshuar dhe gratë gjatë shtatëzanisë apo ciklit menstrual. Nuk ka ndërveprim me ushqime apo medikamente, me përjashtim të psoraleneve, citostatikëve dhe kortikosteroideve. Vitiligo është një sëmundje dermatologjike që shfaqet me njolla të bardha ose me ngjyrë më të çelët se lëkura normale.Shenja kryesore e vitiligos është humbja e ndjeshme e ngjyrës së lëkurës. Zonat e prekura zakonisht janë zonat e ekspozuara nga dielli, siç janë duart, këmbët, krahët, fytyra dhe buzët.
