Alzheimeri, zbuloni sëmundjet e syve që janë faktor rreziku

AKTUALITET LAJME SHENDETI YNE

Sëmundjet degjeneruese të syve si glaukoma dhe retinopatia diabetike kanë qenë të lidhura me rrezikun e prekjes nga alzheimeri. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer në Universitetin e Uashingtonit në Shkollën e Mjekësisë dhe i botuar në revistën “Alzheimer & Dementia”. Ekspertët kanë monitoruar shëndetin e 3877 personave mbi 65 vjeç për disa vite. Gjatë periudhës së studimit, ata diagnostikuan rreth 800 raste me alzheimer. Njerëzit e moshuar me retinopati ose glaukoma kishin një rrezik 40% -50% më të lartë për të vuajtur nga  alzheimeri  në raport me ata që ishin të ekspozuar ndaj të njëjtëve faktorë rreziku, por që nuk kishin problem me shikimin. Sëmundje të tjera të syrit, të cilat janë tipike për moshën e tretë, të tilla si katarakta, nuk ishin të lidhura me rrezikun e Alzheimerit, një e dhënë kjo se ekziston një mekanizëm i zakonshëm midis demencës dhe degjenerimit të retinës ose nervit optik.