Farat e kungullit janë nje nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 me bazë bimore, të quajtur acid alfa-linolenik ose ALA. Përfitimet e ALA përfshijnë mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës si edhe përmirësimin e sistemit imunitar.Hulumtimet tregojnë se farat e kungujve të mbrojnë nga diabeti i tipit 2 ose zvogëlojnë komplikimet e tij në mënyra të tjera, si përmirësimi i rregullimit të insulinës dhe mbrojtja e organeve kundër pasojave të diabetit.Ato janë janë një burim i mirë i magnezit, manganit, hekurit, zinkut dhe bakrit. Magnezi ndihmon në përmirësimin e humorit dhe gjumit, ndërsa mangani luan një rol në prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson ndjeshëm shëndetin e lëkurës dhe kockave. Zinku mbështet imunitetin, shëndetin e lëkurës po ashtu dhe shikimin. Përveç reduktimit të inflamacionit, antioksiduesit ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve kronike.
